Protestuesit në Moskë: Putini është hajn

Protestuesit në Moskë: Putini është hajn

Bota July 14, 2019 - 20:46
Lexoni detajet

"Ne jemi pushtet këtu" Rreth 1.000 vetë sot protestuan në rrugët e Moskës duke kërkuar që kandidatët e opozitës të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Komisioni Zgjedhor i Rusisë nuk pranoi të përfshijë disa kandidatë të opozitës në fletëvotimet për zgjedhjet e shtatorit. “Ne jemi pushtet këtu” dhe “Putin është një hajdut”, ishin disa nga parullat e shumta të protestuesve. Një nga opozitarët më të njohur rusë, Aleksei Navalny, nuk mori pjesë në protestë.

Një nga kandidatët e opozitës, kandidatura e të cilëve u refuzua, Yasha Yashin ftoi demonstruesit të shkonin bashkë me të deri në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të paraqesin kërkesat e tyre. Gjatë protestës nuk pati persona të arrestuar.