Rrëzohet aeroplani, nëntë persona kanë vdekur

Rrëzohet aeroplani, nëntë persona kanë vdekur

Bota July 14, 2019 - 18:30
Lexoni detajet

Nëntë vetë kanë humbur jetën sot pas rrëzimit të një aeroplani të vogël turistik në Suedinë veriore, njoftuan autoritetet lokale.

“Të gjithë ata, nëntë prej tyre, vdiqën në një aksident”, tha një zëdhënëse e autoriteteve lokale pa përmendur identitetin e viktimave.

Mediat raportuan se avioni kishte një parashutë dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 14.00 sipas kohës lokale.

Shkaqet e sakta të aksidentit nuk janë të njohura.