Pas stuhisë, Greqia goditet nga një tërmet

Pas stuhisë, Greqia goditet nga një tërmet

Bota July 13, 2019 - 22:12
Lexoni detajet

Ditë më parë, Greqia, u përballë më stuhi të fuqishme, ku la të vdekur 9 persona e plagosi qindra të tjerë.

Por siç duket Greqia nuk po gjen qetësi nga katastrofat natyrore, pasi të shtunën paradite u përball me zjarre të fuqishëm ndërsa, pasdite është goditur edhe nga një tërmet i fortë.

Sipas mediave greke, një tërmet 5.2 ballë i shkallës Riheter ka tronditur veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.

Asnjë dëme nuk është raportuar deri më tani.

Greqia qëndron në një rajon aktiv sizmik dhe tërmetet me përmasa të ngjashme janë të shpeshta. /Telegrafi

Image