20 vite burg mësueses që kreu marrëdhënie me nxënësin

20 vite burg mësueses që kreu marrëdhënie me nxënësin

Bota July 13, 2019 - 20:55
Lexoni detajet

Mësuesja 28-vjeçare në SHBA, Britani Zamora, nga Arizona, akuzohej se kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin 13-vjeçar disa herë në klasë, por edhe në mjedise të tjera.

Ajo u akuzua se i kishte kërkuar një nxënësi të bënte rojë te dera ndërsa ajo kryente marrëdhënie me djalin në klasë.

Ish-mësuesja i kërkoi falje familjes së viktimës, teksa i bënte thirrje jurisë dhe gjykatës që të tregoheshin të mëshirshëm, pasi ajo nuk ishte rrezik për shoqërinë dhe u betua se ka jetuar gjithnjë duke respektuar ligjin. Lutjet nuk u morën parasysh nga familja, e cila e quajti “një hije të errët që duhej të mposhtej”.

Një sërë mesazhesh erotike u shfaqën në gjyq, ndërsa familja refuzoi ta falte mësuesen 28-vjeçare, Britani Zamora, nga Arizona e SHBA-ve.

Zamora kryente marrëdhënie me nxënësin e saj 13-vjeçar jo vetëm në shkollë. E merrte natën nga shtëpia dhe kryenin marrëdhënie në makinë. Prindërit vunë re diçka që nuk shkonte, dhe i vunë djalit përgjues. Por rasti i saj nuk është i vetmi në SHBA. Numri i mësueseve që kryejnë marrëdhënie me të mitur është rritur shumë.

Veç mësueseve, pak kohë më parë u kap dhe një police që ka kryer marrëdhënie me një djalë adoleshent. /tch