Zëdhënësja e Melania Trump bëhet zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Zëdhënësja e Melania Trump bëhet zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Bota qershor 25, 2019 - 19:36
Lexoni detajet

Zëdhënësja e Zonjës së Parë Melania Trump, Stephanie Grisham do të marrë një rol të ri të ri si Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë dhe drejtoreshë e komunikimit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Melania, përmes një postimi në Twitter.

“Me kënaqësi ju njoftoj se @StephGrisham45 do të jetë drejtoresha e ardhshme për shtyp dhe komunikim. Ajo ka qenë me ne që nga viti 2015 – @POTUS & unë nuk mund të mendojmë për asnjë person më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë”, ka shkruar Melania.

Grisham do të mbajë gjithashtu punën e saj të tanishme.

Ajo do të marrë rolet e mbajtura më parë nga Bill Shine, i cili nisi punën si drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë në mars dhe Sarah Sanders, e cila ka thënë se dita e saj e fundit do të jetë këtë të premte.

Grisham pritet ta shoqërojë presidentin Donald Trump në detyrën e saj të ri gjatë udhëtimit të tij në Japoni dhe Kore këtë javë.