Pamje të shpëtimit të fëmijës i cili u la vetëm në makinë pasi nëna shkoi në koncert

Pamje të shpëtimit të fëmijës i cili u la vetëm në makinë pasi nëna shkoi në koncert

Bota June 25, 2019 - 14:14
Lexoni detajet

Bebja një vjeçare u gjend duke qarë në një makinë gjatë një dite të nxehtë, ndërkohë që ishte e mbyllur pasi që nëna e la aty vetëm për të marrë pjesë në një koncert.

Kalimtarët e tmerruar, e lajmëruan policinë rreth orës 20:30 gjatë së premtes, për shkak se e dëgjuan fëmijën që po qante, ku jashtë ishin temperaturat rreth 32°C. Ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës, në provincën Shandong.

Sipas raportimeve, nëna ishte kërkuar por për disa orë nuk ishte gjetur, ndërsa një vajzë gjashtë vjeçare i ndihmoi ata që ta shpëtojnë fëmijën, duke i ngjitur në dritaren e sipërme të makinës, një pjesë e së cilës ishte lënë e hapur, raporton Daily Mail.

Pamjet e shpëtimit dramatik, tregojnë vajzën e cila po e hapte derën pasi që arriti të hynte brenda, gjë që tregon se sa të lehtësuar ndiheshin policët më pas.

“Ishte me të vërtetë një ditë e nxehtë. Ai po qante me zë dhe buzët i ishin kthyer në ngjyrë vjollce” tha polici.

Policët menjëherë i dhanë ujë fëmijës dhe i dhuruan lodra. Mësohet se fëmija nuk ka pasoja nga ky rast.