Uashingtoni sërish i thotë Ankarasë të mos e blejë sistemin rus

Uashingtoni sërish i thotë Ankarasë të mos e blejë sistemin rus

Bota June 25, 2019 - 13:47
Lexoni detajet

Shtetet e Bashkuara përsëritën qëndrimin se do të ndalojnë pajisjen e Turqisë me aeroplanët luftarakë F-35, nëse Ankaraja do të vazhdojë me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, tha të martën e dërguara e SHBA-së në NATO.

SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë të mos instalojë sistemin rus, pasi ai ka kapacitet të identifikojë aeroplanët amerikanë, të cilët janë të ndërtuar për të shmangur ndjekjen nga radarët e armikut, dhe sensorët e nxehtësisë.

“Gjithçka tregon se Rusia do të realizojë dërgesën e sistemit mbrojtës në Turqi, dhe kjo do të ketë pasoja”, tha ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison.

Turqia është pjesë e vendeve që po angazhohen në prodhimin e aeroplanëve amerikanë F-35, mirëpo ambasadorja Hutchison tha se shqetësimet e sigurisë që lidhen me Rusinë janë të një rëndësie të madhe.

Mirëpo, deri më tani, zyrtarët turqë kanë refuzuar të heqin dorë nga blerja e sistemit mbrojtës rus raketor, duke thënë se do t’i bëjnë ballë edhe sanksioneve amerikane të cilat janë paralajmëruar nga zyrtarët e SHBA-së.