Trump tregon se kur do të fillojnë sanksionet e reja kundër Iranit

Trump tregon se kur do të fillojnë sanksionet e reja kundër Iranit

Bota June 22, 2019 - 23:12
Lexoni detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, këtë të shtune ka thënë se ai do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, por ka shtuar se nuk ka për qëllim që ta shkatërrojë ekonominë iraniane, e që kjo shihet si një tendencë për uljen e tensioneve.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit erdhën pasi që Garda Revolucionare e Iranit (Ushtria e vendit) qëlloi një dron të SHBA-ve. Irani pretendonte se droni kishte hyrë në hapsirën iraniane të kontrollit ndërsa SHBA-ja në anën tjetër ka deklaruar se droni ishte në hapësirën neutrale, raporton Reuters.

Trump kishte deklaruar se ai kishte planifikuar që ta sulmonte Iranin, por e ndaloi këtë sulm për shkak se do të vdisnin 150 persona.

Trump këtë të shtune njoftoi se qeveria amerikane do të shikojë për rrugë diplomatike për t’i bërë presione Iranit, e ndër to është edhe vendosja e sanksioneve të reja.

Aksioni ushtarak ishte “gjithmonë në tavolinë” tha presidenti, por ai shtoi se është i hapur për një marrëveshje me Iranin, e cila sipas tij, nuk do ta shkatërronte ekonominë tashmë të dobësuar të Republikës Islamike.