Trump paralajmëron Iranin: Do të përballeni me zhdukjen

Trump paralajmëron Iranin: Do të përballeni me zhdukjen

Bota June 22, 2019 - 18:27
Lexoni detajet

Presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi Iranin se në rast lufte, do të përballet me zhdukjen.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri te qartë se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për bisedime, por nuk do ta lejojnë Iranin te zhvilloje armë bërthamore.

Ai konfirmoi ndërkohë raportet në media se kishte hequr dorë në minutë të fundit nga urdhri për të goditur ushtarakisht Republikën islamike si përgjigje ndaj rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Teheranit.

Sipas Trumpit, do të ishin vrarë shumë iranianë dhe kjo e bëri të tërhiqej. I dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, i cili ishte për vizitë në Arabinë Saudite, tha se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të qetësuar gjendjen, shkruan AlsatM.