Merkel kërkon zgjidhje politike për Iranin

Merkel kërkon zgjidhje politike për Iranin

Bota June 22, 2019 - 17:36
Lexoni detajet

Komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgjidhje politike për Iranin, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Komentet e kancelares Merkel vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga një sulm ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani.

Kancelarja Merkel po ashtu tha se për çështjen e Iranit do të diskutohet javën e ardhshme, gjatë takimit të liderëve të G20, takim që do të mbahet në Japoni.

“Duhet të ketë një zgjidhje politike (për Iranin) dhe për këtë ne do të punojmë”, tha Merkel.