Welsey Clark flet për konfliktin e SHBA-së me Iranin

Welsey Clark flet për konfliktin e SHBA-së me Iranin

Bota June 21, 2019 - 23:39
Lexoni detajet

I ftuar si një ekspertë në një televizion amerikan Wesley Clark ka treguar për atë se çka do të ndodhë pas rrëzimit të dronit amerikan nga ushtria iraniane.

Clark ka cekur se tani SHBA ndodhet në një dilemë politike.

“Nëse shtojmë sanksionet ekonomike atëherë presion mbi Iranin do të shtohet”, ka thënë ish gjenerali I NATO’s.

“Kemi humbur një aset ushtarak, andaj është natyrale që dëshira jonë e parë do të jetë të kundërpërgjigjemi. Andaj mendoj se opsionet ushtarake do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë”

Tutje Clark ka shtuar se sanksionet e tepruara kanë dërguar në përgjigje ushtarake nga ana e iranianëve. Po ashtu, veterani shumë I respektuar i Ushtrisë Amerikane, ka cekur se me rëndësi jetike është që SHBA të ketë aleatët e tyre europianë mbrapa në këtë çështje.

“Nëse kemi europianët, do të jetë më e lehtë që të bisedojmë më Kinën dhe Rusinë”

Clark tregoi se kur Trump u tërhoq nga marrëveshja nukleare me Iranin dhe gjashtë shtetet e tjera më të fuqishme të nënshkruar në vitin 2015 nga Barack Obama, ai bëri dy gjëra.

“E para është se ne rramë në kundërshtim me europianët që na ndihmuan për të arritur nëj marrëveshje”

“Pastaj Irani nuk u kthye nga ne por ata shikuan alternativat. Dhe sulmi me dron ishte një nga to”, tregoi Clark.

Ai bëri një krahasim të situatës me Japoninë në vitin 1941. Shtimi i sanksioneve ndaj Japonisë në vitin 1941 bëri që kjo e fundit të hynte në luftë me SHBA’në.

“Askush nuk do luftë. Por kështu si po shkojnë punët, atje jemi drejtuar”,përfundoi komandati I NATO’së gjatë bombardimeve ndaj Serbisë në vitin 1999.