Reagon Trump për sulmin e Iranit

Reagon Trump për sulmin e Iranit

Bota June 20, 2019 - 17:09
Detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reagur për rrëzimin e dronit me vlerë 180 milionë dollarë nga forcat ushtarake të Iranit përmbi Ngushticën e Hurmuzit.

Në një postim në rrjetin social Twitter Trump ka thënë se Irani ka bërë një gabim.

“Irani sapo bëri një gabim shumë të madh”, shkroi Trump.

SHBA ngul këmbë se droni ishte në ujëra ndërkombëtare dhe se nuk po fluturonte përmbi territorin e Iranit siç kanë shtënë zyrtarët e lartë të shtetit iranian.

SHBA dhe Irani kanë rritur tensionet në masë të madhe prej që Trump tërhoqi shtetin e tij gna marrëveshja nukleare e vitit 2015. Trump akuzonte qeverisjen e kaluar të SHBA’së se ishte futur në atë marrëveshje duke u frikësuar dhe që ajo lejonte Iranin të zhvillonte energjinë nukleare.

Ky ndërkohë është sulmi i parë direkt nga njëra prej dyja palëve prej fillimit të konfliktit.

Image