Trump: Do ta gjejmë ilaçin për shërimin e kancerit

Trump: Do ta gjejmë ilaçin për shërimin e kancerit

Bota June 19, 2019 - 11:49
Lexoni detajet

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka hapur fushatën e tij për rizgjedhje për president në 2020’tën, ku ndër tjerash, ka premtuar një kurë për kancerin.

Trump ka thënë se administrata e tij duhet të jetë përsëri në krye të vendit, për një të ardhme sa më të mirë.

“Së bashku ne ndreqëm një situatë politikë të shkatërruar, dhe e bëmë këtë për vete dhe për popullin tonë. Përderisa mbani këtë skuadër në krye të vendit, e ardhmja jonë do të jetë shumë e ndritur dhe e formuar”, ka thënë Trump.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij 20 minutësh ai ka thënë se do të gjejë edhe një ilaç për kancerin, i cili po vret miliona njerëz në vit në Amerikë, e vende të tjera të botës.

Veç kësaj ai ka premtuar se do t’i mbrojë amerikanët, do të mbyllë kufirin e vendit për kriminelët si dhe do të vazhdojë ‘luftën’ për tregti me Kinën. /Metro