Gjermanët u tronditën, Merkel flet për gjendjen e saj shëndetësore

Gjermanët u tronditën, Merkel flet për gjendjen e saj shëndetësore

Bota June 19, 2019 - 10:48
Lexoni detajet

Kancelarja gjermane Angela Merkel është gjendur në një situatë të pazakontë.

Kjo ka ndodhur gjatë pritjes shtetërore të presidentit të ri ukrainas, Volodimir Zelensky.

Përmes një video që qarkullon në media të ndryshme nga pamjet duket kancelarja duke u dridhur gjatë gjithë kohës, teksa po intonoheshin himnet e dy vendeve.

Ndërkohë menjëherë pas këtij incidenti Merkel është shprehur se një situatë e tillë ka ndodhur për shkak ka qenë dehidratimi i trupit, përcjell albinfo.ch.

Merkel, ka thënë se e mori veten, pasi konsumoi tre gota ujë që i kishte të nevojshme. “Kam pirë shumë ujë, padyshim që kisha nevojë për ujë por tani jam më mirë”, tha ajo.

Temperaturat në Berlin shkuan mbi 30 gradë Celsius gjatë ditës.