Presidenti i Ukrainës zemëron Rusinë me deklaratat e fundit

Presidenti i Ukrainës zemëron Rusinë me deklaratat e fundit

Bota June 18, 2019 - 21:32
Lexo lajmet e fundit nga bota

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodimir Zelensky, kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO, transmeton Gazeta Express.

Ish-komediani këto komente i bëri pas takimit me Angela Merkel në Berlin.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes europiane. Ukraina do të donte integrimin europian, që është dëshira më e madhe e popullit tonë”, tha Zelensky.

“Por, ne duhet të sigurojmë rezultate bindëse për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët ekonomike, ligjore, doganore dhe dixhitale të BE-së”, theksoi ai.

Ukraina po lufton me separatistët rusë në lindje të vendit, ndërsa gadishulli i Krimesë veqse është aneksuar nga Rusia.

Rusia shpesh ka paralajmëruar NATO’n dhe BE’në që të mos i afrohet kufijve të saj. Antarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE dhe NATO do sillte blloqet në kufijë fizikë me Rusinë.