Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon hetime për vdekjen e Morsi

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon hetime për vdekjen e Morsi

Bota June 18, 2019 - 17:30
Lexo tjera detaje

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për të nisur një hetim të pavarur për vdekjen e ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, duke theksuar se ajo është menduar për të mbuluar të gjitha aspektet e trajtimit të tij për një periudhë prej gati gjashtë vjet të kaluar në burg.

Ka shqetësim në lidhje me kushtet e paraburgimit të Morsit, duke përfshirë qasjen në kujdes adekuat mjekësor gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, tha në një deklaratë një zëdhënës i Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville.

“Hetimi duhet të bëhet nga një gjykatë ose autoritet tjetër kompetent, të pavarur nga autoritetet e paraburgimit dhe të autorizuar për të kryer një hetim të menjëhershëm, të paanshëm mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij”, shtoi Colville.

Lexo po ashtu:

Kur erdhi në pushtet, njohu pavarësinë e Kosovës: Rrëfimi për Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt

Ish-presidenti egjiptian, Mohammed Morsi, i cili vdiq të hënën në gjykatë, u varros në Kajro sot, njoftoi biri i tij Ahmed në profilin e tij në Facebook.

Siç raportohet, Morsi është varrosur pranë anëtarëve të tjerë të rëndësishëm të Vëllezërve Myslimanë.

Morsi u varros në Kajro, pasi autoritetet refuzuan të varrosej në qytetin e tij të lindjes në provincën Sharki.

Morsi vdiq dje nga një sulm në zemër në një seancë gjyqësore nën akuzat për spiunazh.