Vrasja e politikanit gjerman dyshohet se ka lidhje me ekstremin e djathtë

Vrasja e politikanit gjerman dyshohet se ka lidhje me ekstremin e djathtë

Bota June 17, 2019 - 23:08
Lexo Detajet

Vrasja e politikanit gjerman, Walter Luebcke, mbështetës i emigrantëve në Gjermani, për të cilin u arrestua këtë fundjavë një person i dyshuar, me shumë mundësi lidhet me ekstremin e djathtë, njoftoi sot prokuroria kombëtare anti-terroriste.

Në fazën aktuale të hetimeve, ne nisemi nga parimi që ka dyshime për veprime të ekstremit të djathtë, për të zbardhur arsyet e vrasjes që tronditi opinionin publik, deklaroi për median zëdhënësi i prokurorisë.

Prokuroria e përgjithshme e Karlsruhe, kompetente në fushën e terrorizmit dhe të krimit të organizuar, bazohet veçanërisht, për të provuar këtë tezë, mbi të kaluarën e të dyshuarit, një person rreth të 45-ve i afërt me lëvizjen neonaziste dhe tashmë i dënuar për akte dhune, më konkretisht kundër një  qendre migrantësh, përcjell Atsh.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë, por për momentin nuk ka asnjë element që dëshmon se i dyshuari mund të ketë vepruar në kuadër të një grupimi të ekstremit të djathtë formuar për këtë qëllim.

Marrë si referencë grupimin neo-nazist gjerman NSU, përgjegjës për vrasjen e disa emigrantëve në Gjermani që në fillim të viteve 2000.