Kryebashkiaku i Londrës vazhdon sulmet verbale me Trumpin

Kryebashkiaku i Londrës vazhdon sulmet verbale me Trumpin

Bota June 17, 2019 - 19:22
Lexoni detajet

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, sot ka bërë një sulm ndaj presidentit të SHBA’së Donald Trump, duke e quajtur atë një ‘’racist’’.

Donald Trump e kishte quajtur më herët kryebashkiakun një ‘’katastrofë’’ dhe një ‘’dështak’’, duke aluduar në rritjen e krimit në kryeqytetin anglez.

Lufta e fjalëve dhe sulmeve verbale mes këtyre dyve ka kohë që ka filluar. Trump kishte vizituar Londrën në fillim të vitit ku ishte takuar me kryeministren Theresa May dhe Mbretëreshën Elizabeth II.

Në Londër ndërkohë bandat kriminale po sulmohen me thika ndërmjet vete dhe numri i krimeve është rritur.

Khan ka premtuar që do të marrë masa ndaj të gjithë atyre që kryejnë akte kriminale.