Ish-Presidenti i Egjiptit vdes në Gjykatë

Ish-Presidenti i Egjiptit vdes në Gjykatë

Bota June 17, 2019 - 18:26
Lexoni detajet

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë. Sipas tyre, ai fillimisht është alivanosur, ndërsa më vonë ka vdekur.

Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në mënyrë demokratike pas “Pranverës Arabe” në vitin 2011. Në atë kohë ishte rrëzuar ish-presidenti Hosni Mubarak, i cili kishte qëndruar për 30 vjet me radhë në pushtet.

Morsi u largua me forcë nga pushteti pas protestave masive dhe puçit ushtarak të korrikut të vitit 2013.

Ai shërbeu si presidenti i Egjiptit vetëm për një vit, ndërsa organizata “Vëllazëria Myslimane”, pjesë e së cilës ishte, u shpall organizatë ilegale nga pushteti i presidentit aktual, Abdel Fattah el-Sisi, shkruan “Al Jazeera”.