Gruaja 106 vjeçare thotë se e arriti këtë moshë duke besuar në Zot

Gruaja 106 vjeçare thotë se e arriti këtë moshë duke besuar në Zot

Bota qershor 15, 2019 - 09:18
Lexo tjera detaje

Një grua që kohën e fundit festoi ditëlindjen e saj të 106-të thuhet se vlerëson jetën e saj të gjatë për një besim të përhershëm në Zot.

Ruth Hilliard, e cila jeton në Karolinën Veriore, lexon shkrimet e shenjta në baza të rregullta.

Hilliard u lind më 5 qershor të vitit 1913 dhe tha se ajo beson në Zot prandaj ka arritur t’i mbush 106 vjet.

Ajo kaloi dekada duke mësuar fëmijët në shkolla dhe kisha. Ajo ende i inkurajon të rinjtë të marrin seriozisht arsimin e tyre.
Hilliard ka një djalë, tre nipër e mbesa dhe një stërnip.

Ajo ka parë 18 presidentë të ndryshëm përgjatë jetës së saj.