24 persona vdesin nga vërshimet në Afganistan

24 persona vdesin nga vërshimet në Afganistan

Bota May 25, 2019 - 18:32
Lexoni detajet

24 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur dy ditët e fundit në Afganisatan si pasojë e vërshimeve që u shkaktuan nga shirat e mëdha.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, mbi 200 shtëpi janë shkatërruar nga vërshimet.

Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, tha se vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.