Rritet numri i të lënduarve në Lyon – rasti hapet për ‘sulm terrorist’

Rritet numri i të lënduarve në Lyon – rasti hapet për ‘sulm terrorist’

Bota maj 24, 2019 - 23:43
Lexoni detajet

Në 13 ka shkuar numri i të lënduarve pas eksplodimit të pakos bombë në Lyon të Francës.

Zyra e Prokurorit ka njoftuar asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

Lidhur me eksplodimin rasti ka nisur të hetohet si ‘sulm terrorist’, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.