Kompania ruse zhduket brenda natës nga Vranja, lë 300 serbë në rrugë

Kompania ruse zhduket brenda natës nga Vranja, lë 300 serbë në rrugë

Bota May 23, 2019 - 18:17
Lexoni detajet

Një ngjarje shokuyese ka ndodhur në qytetin e Vranjes në Serbi, pasi që një kompani ruse që kishte ushtruar aktivitetin e saj në Serbi, është zhdukur brenda natës, duke marrë makinerinë, e duke lënë të pa punë 300 serbë.

‘Spilit’, është një kompani nga Rusia që kishte filluar punë në Vranje në vitin 2017, e që merrej me prodhimin e mobileve të shtëpive.

“I gjithë qyteti është suprizuar nga ky vendim i kompanisë ruse, që brenda një nate mori makinat e punës, dhe u zhduk “ , ka thënë  Nenad Velickoviç, zyrtar serb në Komunën e Vranjes.

Ai ka thënë se kanë provuar që të kontaktojnë dikë nga udhëheqësit e kompanisë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi që askush nuk është përgjigjur në telefonatat e tyre.

Megjithatë thuhet se raportet e punëtorëve me drejtuesit e kompanisë kanë qenë të mira, dhe nuk dihet se pse ka ardhur tek një vendim i tillë, i cili la 300 serbë të pa punë.