Qindra fëmijë pakistanezë infektohen me HIV brenda një muaji

Qindra fëmijë pakistanezë infektohen me HIV brenda një muaji

Bota May 21, 2019 - 18:40
Lexo lajmet e fundit nga bota

Vetëm gjatë muajit të kaluar, më shumë se 607 njerëz, 75 për qind e të cilëve ishin fëmijë, janë diagnostikuar me virusin HIV në provincën Sindh të Pakistanit.

Thashethemet e infektimeve masive në Larkana i kishin nxitur shumë banorë të testohen në vitin 2016. Në atë rast, 1521 persona ishin diagnostikuar me virusin HIV. Arsyeja e përhapjes së sëmundjes ishin punëtorët e seksit, shumica e të cilëve ishin transgjinorë dhe 32 prej tyre ishin të sëmurë nga Sida.

Dr.Fatima Mir, e cila punon në spitalin universitar “Aga Khan” dhe merret me studimin e Sidës te fëmijët, aktualisht po bën punë vullnetare në Ratto Dero. Ajo thotë se praktikat e rrezikshme mjekësore janë arsyeja kryesore për prekjen e fëmijëve nga kjo sëmundje.

“Ekzistojnë tri mënyra me të cilat një fëmijë mund të infektohet”, shpjegon ajo. “Përmes qumështit të gjirit të nënës së infektuar, përmes transfuzionit të gjakut ose përmes pajisjeve të infektuara mjekësore që përdoren për operacione”, tha mjekja.

Në shumicën e testeve që janë kryer nga duart e saj, fëmijët e infektuar kishin nëna të shëndosha dhe nuk kishin pranuar transfuzione gjaku. Kjo do të thotë se ata janë infektuar përmes veglave mjekësore, shkruan “BBC”