Ministrit të Brendshëm i dërgojnë zarf kërcënues me një plumb

Ministrit të Brendshëm i dërgojnë zarf kërcënues me një plumb

Bota May 21, 2019 - 17:58
Lexoni detajet

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm i është dërguar Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë italiane, Matteo Salvinit.

Zarfi i dyshimtë është identifikuar e sekuestruar sot nga Policia Postale e Romës. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”.Image