Corbyn pranon se ekziston mundësia për një referendum të dytë rreth Brexit’it

Corbyn pranon se ekziston mundësia për një referendum të dytë rreth Brexit’it

Bota May 19, 2019 - 23:24
Lexo Detajet

Udhëheqësi i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Cornbyn, ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do mbahen në fund të këtij muaji.

Ai gjatë një interviste e ka pranuar se mbajtja e një referendumi të dytë për Brexit’in nuk do ishte ‘’katastrofale’’.

Ai gjithashtu ka potencuar se nëse parta e tij vjen në pushtet, levizja e lirë do të jetë pjesë e çdo lloj bisedimeve që do mbaheshin rreth fatit të Britanisë së Madhe.

“Votimi i laburistëve do të përkthehej në një të ardhme më të mirë dhe garanci për standarte të jetesës për të ardhmen, porn ë asnjë mënyrë nuk do nënkuptonte largimin nga blloku evropian pa një marrëveshje”, tha Corbyn.

Corbyn vazhdimisht ka kërkuar qartësim të qëndrimit të partisë që është në pushtet rreth largimit nga Bashkimi Evropian.