Rrahje mes opozitarëve e pushtetit në Serbi

Rrahje mes opozitarëve e pushtetit në Serbi

Bota May 18, 2019 - 22:18
Lexoni detajet

Dalibor Stanojevic, këshilltar i Partisë demokratikë të Serbisë dhe njëri prej organizatorëve të protestës “1 nga 5 milionë” në Knjazhevc është rrahur brutalisht gjatë kremtimit të ditës së komunës nga ana e kryetarit të komunës Milan Djokic bashkë me dy bashkëpunëtorë para disa dëshmitarëve.

Në rrjtetet shoqërore është paraqitur fotografia e Stanojevicit me këmishë të përgjakur dhe me lëndime në fytyrë.

Demokratët serbë kërkojnë “hetim të menjëhershëm dhe procesuim të të gjithë personave, të cilët me grushte dhe forcë të zhveshur e primitivizëm dëshirojnë t’i imponojnë rregullat e sjelljes, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e civilizimit, ato njerëzore e demokratike”, raportojn mediat në Serbi

Jakat e përgjakura të atyre që nuk mendojnë njësoj po bëhen karakyteristikë dhe shenjë e dukshme e politikës së regjimit, thuhet me tej në kumtesë.

Në nëntor të vitit të kaluar është rrahur edhe lideri i të majtës serbe Borko Stefanovic, dhe që atëherë në Beograd dhe në qytete tjera të Serbisë po mbahen protesta të opozitës e qytetarëve kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit.