Austriakëve iu thuhet të mos puthin lopët

Austriakëve iu thuhet të mos puthin lopët

Bota May 17, 2019 - 22:15
Lexoni detajet

Çmenduri ajo që po ndodh në Austri.

Puthja e lopëve “me ose pa buzë”, është sfida që është bërë shumë popullore në gjithë Austrinë.

Trendi i bezdisshëm është promovuar nga aplikacioni zviceranë Castl e cila e bëri këtë sfidë popullore për bamirësi.

Por kjo praktikë është kritikuar. Politikanë dhe zyrtarë të fermerëve thonë që kjo mund të dërgojë deri tek lëndime serioze, njerëzit mund të shkelen nga lopët e shqetësuara.

Si rezultat I fushatës së Castl, njerëzit kanë publikuar video duke ju afruar lopëve, para se të i puthnin ato.

“Kjo është e rrezikshme. Këto kafshë nuk duhet të ballafaqohen në asnjë mënyrë. Sulmi mbi kafshë është I papërgjegjshëm. Duhet menduar për të mirën e kafshëve”, thotë mjeku veterinar Josef Kossler./Express/