Kandidatët për zgjedhje në BE do përballen në emision direkt

Kandidatët për zgjedhje në BE do përballen në emision direkt

Bota maj 15, 2019 - 12:55
Lexoni detajet

Kandidatët kryesorë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian po përgatiten për një debat final televiziv para miliona njerëzve që do kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet më të mëdha ndërkombëtare ndonjëherë.

Gjashtë kandidatët në debat janë nga partitë më të mëdha dho po kërkojnë punën e Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Evropian, trupit të fuqishëm institucional që propozon ligje në BE dhe sigurohet që ato po respektohen.

Asnjë politikan populist apo i së djathtës ekstreme nuk do marrë pjesë në debat, që starton në ora 19, edhe pse ato pritet të shënojnë sukses në zgjedhje, sidomos në Britani të Madhe, Francë dhe Itali.

Diku mbi 400 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por zakonisht dalja në këto zgjedhje është e vogël.