Çka pritet të flitet në takimin Rusi-SHBA?

Çka pritet të flitet në takimin Rusi-SHBA?

Bota maj 13, 2019 - 23:08
Lexoni detajet

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo do udhëtojë për herë të parë në Rusi. Takimi i parë që do bëjë është paraparë të ndodhë qytetin bregdetar në detin e zi të Sochit.

Agjencia e lajmeve Fox, ka bërë një plan të detajuar të asaj se për çka pritet të flitet në takim.

Aty ai do takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Pastaj të dy së bashku do priten nga presidenti rus Vladimir Putin.

Por çka pritet të flitet në këtë takim?

Traktatet për kontrollimin e armëve shtetërore pritet të jenë tema kyçe në bisedime.

SHBA’ja është tërhequr nga pakti nuklear i vitit 1987 këtë vit duke akuzuar Rusinë për shkelje. Putin është përgjigjur duke tërhequr Rusinë nga marrëveshja poashtu, dhe duke akuzuar Ëashingtonin për akuza të rreme.

Trump ka thënë se dëshiron të negociojë marrëveshje të reja për armët që reflektojnë kohën e tashme dhe do sjellë në marrëveshje edhe shtete të tjera, si Kinën.

Presidenti i SHBA’së tha që pasi ai dhe Putini folën javën e kaluar me anë të telefonit, do duhej të hiqej dorë nga shumë fuqi ushtarake dhe duhet të përfshihet edhe Kina.

Raporti i Muellerit

Tutje, takimi i Lavrov dhe Pompeo do të jetë hera e parë që zyrtarë të alrtë të të dyja shteteve do përballen që nga lëshimi i raportit të Robert Mueller, për përzierjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Trump ka hedhur poshtë spekulimet se Rusia ka ndërhyrë dhe insistoi se raporti i Muellerit e ka pastruar emrin e tij.

Ndërkohë edhe Putini ka mohuar që Rusia ka luajtur ndonjë rol në zgjedhjet e cilitdo vend tjetër. Gjithsesi Pompeo pritet të hapë këtë çështje për bisedime.

Poashtu temë tjetër pritet të jetë edhe Siria.

SHBA ka kërkuar nga Rusia që të ndalë sulmet ajrore përmbi provincën e fundit siriane që është nën kontroll nga rebelët. Në Sochi pritet të diskutohen planet ruse për atë provincë.

Rusia ka potencuar se operacionet e saja atje janë të limituara dhe aksionet ushtarake janë vetëm kundërpërgjigje ndaj sulmeve rebele.

 Lavrov ka të ngjarë të bëjë presion mbi Pompeon mbi praninë ushtarake të SHBA’së në Siri, si dhe sanksionet ndërkombëtare mbi qeverinë e presidentit të Sirisë Bashar Assad. Rusia argumenton se sanksionet pengojnë përpjekjet e nevojshme për rindërtimin e vendit të goditur nga lufta.

Irani

Tensionet mes SHBA’së dhe Iranit janë rritur që kur Trump u tërhoq nga marrëveshja nukleare e vitit 2015 në të cilën bëjnë pjesë edhe gjashtë fuqi tjera botërore, përfshirë Rusinë, duke mbajtur në të njejtën kohë sanksionet ekonomike mbi shtetin aziatik.

Lavrov pritet të i tregojë Pompeos rëndësinë e marrëveshjes për sigurinë ndërkombëtare.

Irani tha këtë javë se do të përfundojë pjesërisht pajtueshmërinë e saj me marrëveshjen, përveç nëse partitë europiane janë në gjendje të anashkalojnë sanksionet e SHBA dhe të ruajnë përfitimet që vendi i Lindjes së Mesme pritet të shohë nga marrëveshja.

Pompeo hoqi vizitën e shkurtër në Moskë në itinerarin e tij të udhëtimit të hënën dhe bëri një ndalesë të paplanifikuar në Bruksel për të diskutuar të ardhmen e marrëveshjes bërthamore të Iranit me zyrtarët evropianë

Korea e Veriut

Pompeo shkon në Sochi duke dashur të dijë nëse Moska mund të bëjë më shumë për të bindur liderin e Koresë së Veriut, Kim jong Un, që të heqë dorë nga armatimi bërthamor. Rusia pritet të kërkojë nga SHBA’ja garanci për sigurinë e Koresë  të Veriut në mënyrë që të thyhet bllokimi diplomatik.

Kim udhëtoi në rusi javën e kaluar për të u takuar me Putinin, i cili dëshiron të luajë një rol më të madh në zgjidhjen e dilemës së sigurisë në gadishullin korean.

Edhe pse asnjë marrëveshje formale nuk është nënshkruar, Putin tha që Kim ishte i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore, por vetëm nëse merr garanci globale për sigurinë e shtetit të tij. /Express/