Ish gjenerali i dekoruar amerikan: Irani do ta destabilizojë Lindjen e Mesme, ka lidhur aleancë me Rusinë

Ish gjenerali i dekoruar amerikan: Irani do ta destabilizojë Lindjen e Mesme, ka lidhur aleancë me Rusinë

Bota maj 13, 2019 - 21:27
Lexoni detajet

Gjenerali që është i dekoruar me katër yje, por tani ka dalë në pension, Jack Keane, ka mbrojtur vendosjen e bomberëve amerikanë në një mision në Lindjen e Mesme duke përkrahur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për rrezik serioz nga Irani.

Keane është shfaqur në emisionin “America’s Neësroom” të hënën. Aty ai ka deklaruar se Irani ka krijuar një aleancë me Rusinë dhe po orkestronë kaos në Lindjen e Mesme.

“Irani po destabilizon Lindjen e Mesme. Ushtria që po shkon atje dëshiron që të krijojë pak stabilitet dhe siguri dhe që të zbrapsë iranianët”, tha Keane.

“Qartazi, kur vjen puna tek Lindja e Mesme, iranianët dhe rusët kanë një aleancë ushtarake” shtoi tutje Ish gjenerali.

Tutje Keane tha që Irani ka marrë kontrollin e Libanit, ka qenë katalizator i luftës civile në Siri, ka rrëzuar qeverinë në Jemen dhe tani ka kthyer sytë nga Izreali.

Ai ka thënë që Irani ka përdorur problemet në rajon për të dominuar dhe kontrolluar Lindjen e Mesme që është objektivi kryesor. Sipas Keane ata kanë pasur sukses në këtë çështje.

Irani ka reaguar për vendosjen e aeroplanmbajtëses B-52 javën e kaluar.

“Një mbajtës i aeroplanëve që arrin të mbajë 40 deri në 50 aeroplanë në të dhe 6 mijë trupa shtesë, është një kërcëni serioz për ne. E kemi në shënjestër pasi tani kemi mundësi të mbrojmë vetën.”, tha Amirali Hajizadeh, kreu i divizionit tëfocave ajrore iraniane.

“Nëse ata bëjnë ndonjë lëvizje, ne do i godasim në kokë”