Macron premton ulje të taksave për të ndalur 'jelekëverdhët'

Macron premton ulje të taksave për të ndalur 'jelekëverdhët'

Bota April 26, 2019 - 12:47
Lexoni detajet

Pas valës disa mujore të protestave nga lëvizja e “jelek verdhëve”, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi sot ulje të taksave për qytetarët francezë.

Kreu i Shtetit francez tha se dëshiron që njerëzit të përfshihen më shumë në proceset demokratike përmes një thjeshtëzimi të rregullave për referendum dhe decentralizimit të funksioneve të qeverisë.

Masat e presidentit francez synojnë të zbusin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij edhe pse numri i protestuesve javët e fundit është ulur ndjeshëm.

“Jelekët e verdhë ” janë duke protestuar që nga nëntori i vitit të kaluar. Protesta fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macron.

Protestuesit vazhdimisht janë përleshur me policinë, duke shkaktuar rrëmujë në rrugët e Parisit.