SHBA-ja vendos ndalim-hyrje për kryeministrin çeçen

SHBA-ja vendos ndalim-hyrje për kryeministrin çeçen

Bota April 25, 2019 - 20:44
Lexoni detajet

Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev.

Njoftimi u bë i ditur në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Aty thuhet se ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka "informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut".

"Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev ishte i përfshirë në akte të torturës," tha deklarata.

Edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua.

Departamenti i Shtetit tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë "shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut". OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev.