Disa persona të panjohur futen në pistën e aeroplanit

Disa persona të panjohur futen në pistën e aeroplanit

Bota April 25, 2019 - 13:01
Lexoni më shumë detaje

Persona të panjohur mëngjesin e sotëm janë futur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës, pak para se të fluturojë aeroplani i kompanisë “Austrial Airlines” për Vienë.

Pas incidentit, menjëherë ka reaguar policia kufitare dhe të njëjtit janë arrestuar me çka pas kontrollimeve të kamerave të sigurisë është vërtetuar se në hapësirat e aeroportit, janë futur në mënyrë të dyshimtë, përcjell televizioni Sarajevës N1.

Siç theksohet, kur janë hetuar personat, udhëtarët që ndodheshin në avion janë evakuuar me çka është kontrolluar edhe njëherë aeroplani.

Piloti para udhëtarëve ka theksuar se persona të caktuar i kanë kërcyer rrethojat e sigurisë dhe janë futur brenda, me çka është vonuar fluturimi.

I njëjti fluturim kishte vazhduar pas dy orëve.