47 veteranë të ushtrisë kineze protestuan për pensione të ulëta, burgosen

47 veteranë të ushtrisë kineze protestuan për pensione të ulëta, burgosen

Bota April 19, 2019 - 14:38
Lexoni më shumë detaje

Një gjykatë në Kinë ka shpallur fajtor të premten dhe u ka shqiptuar dënime me burgim 47 ushtarëve të pensionuar, të cilët kishin organizuar protesta në shenjë pakënaqësie ndaj pensioneve të tyre shumë të ulëta.

Rasti ka ndodhur në dy krahinat kineze, Jiangsu dhe Shandong, ka raportuar të premten “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.

Ushtarët e pensionuar gjykatat i shpalli fajtorë për prishjen e rendit publik dhe qetësisë në emër të mbrojtjes së interesave personale dhe i kanë dënuar me më se gjashtë vite burgim.