Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!

Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!

Bota April 18, 2019 - 23:00
Lexo Detajet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në TV 21 ka thënë se Sela dhe Reka janë ata që e kanë votuar Gjorge Ivanovin për president.

“Në zgjedhjet e fundit dhe në momentin kur VMRO DPMNE dhe LSDM në atë kohë nuk e pranuan konceptin e konsesualitetit, 90% e shqiptarëve nuk e votuan Ivanovin për president, përveç Selës dhe Rekës që e votuan Ivanovin”, tha Ahmeti.

Në pyetjen se a është mirë që presidenti të zgjidhet në Kuvend, Ahmeti ka thënë se është e arsyeshme të mendohet se mund të zgjidhet presidenti në Kuvend.

“Ne e kemi theksuar këtë para 10 viteve, por atëherë edhe për ndërkombëtarët ishte e papërkrahur. Me LSDM e kemi folur më parë, por jo tani. Mund të ndodhë që të zgjidhet presidenti edhe në Kuvend”, tha Ahmeti, shkruan TetovaSot.

I pyetur se a do ketë zgjedhje të parakohshme, Ahmeti ka thënë: “Gjërat janë dukë shkuar mirë. Nuk mendoj se mund të shkaktohet ndonjë situatë për zgjedhje të parakohshme. Por ne jemi të gatshëm të përqafojmë çdo situatë. Reforma në gjyqësi, sundimi i ligjit, anëtarësimi në NATO dhe duke qenë në këtë proces kaq të rëndësishëm, mendoj se do lëndohej procesi. Do humbim ca kohë”, tha Ahmeti.

Ai uroj që opozita të mos i bojkotojë zgjedhjet, ndërsa pohoi se në bisedë me kryeyarin e VMRO DPMNE-së ka marrë garanci se ata nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet.