BE: Kamionët duhet të reduktojnë lëshimin e CO2 për 30% deri më 2030

BE: Kamionët duhet të reduktojnë lëshimin e CO2 për 30% deri më 2030

Bota April 18, 2019 - 20:38
lexoni detajet!

Automjetet e tonazhit të rëndë dhe kamionët e rinj në Bashkimin europian do të detyrohen të reduktojnë me 30% prodhimin e CO2-shit deri në vitin 2030, deklaroi sot Parlamenti Europian.

Me 474 vota pro, 47 vota kundër dhe 11 abstenime, deputetët europianë, të mbledhur për herë të fundit në Strasburg para zgjedhjeve europiane të fundit të majit, kanë miratuar këtë detyrim të negociuar në fund të shkurtit me Këshillin Europian (shtet anëtare).

Kjo rregullore mbi prodhimin e CO2-shit për kamionët e rinj aplikohet për herë të parë në BE.

Brukseli ka fiksuar gjithashtu edhe objektivin e ndërmjetën për një reduktim me 15% të prodhimit deri në vitin 2025.