Erdogan nuk e pranon humbjen në Stamboll: Do ta luftojmë vendimin deri në fund

Erdogan nuk e pranon humbjen në Stamboll: Do ta luftojmë vendimin deri në fund

Bota April 18, 2019 - 16:39
Lexoni detajet!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot, një ditë pasi kandidati i opozitës mori postin e kryebashkiakut të Stambollit, se Partia e tij për Drejtësi do të luftojë derisa Komisioni i Lartë Zgjedhor të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Pas 17 ditëve për ankesa dhe rivlerësim, Ekrem Imamoglu mori detyrën të mërkurën, pavarësisht kërkesës së Erdoganit që zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit të anulohen dhe të përsëriten, transmeton Reuters.

Duke folur me anëtarët e sindikatave, Erdogan tha se Turqia duhet të përdorë në mënyrë efektive katër vjetët e ardhshëm deri në zgjedhjet e rregullta për të zgjidhur problemet ekonomike dhe të sigurisë.