Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump pengoi drejtësinë

Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump pengoi drejtësinë

Bota April 18, 2019 - 16:37
Mësoni detajet!

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Mirëpo sipas tij, gjatë hetimeve nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.

Përveç kësaj, Prokurori amerikan ka thënë se raporti i Muellerit nuk paraqet ndonjë të dhënë se Trump ka tentuar të pengojë drejtësinë gjatë hetimeve për çështjen ruse.

Ai i ka bërë këto komente pak para publikimit të një versioni të redaktuar të raportit të Muellerit.

Barr i kishte dërguar Kongresit amerikan në fund të marsit një përmbledhje prej katër faqesh të këtij raporti, në të cilën thuhej se fushata e Trumpit nuk ka bashkëpunuar me Rusinë dhe presidenti amerikan nuk ka penguar drejtësinë.

Megjithatë, demokratët kanë qenë të zëshëm pas dorëzimit të asaj përmbledhjeje dhe patën kërkuar publikim të plotë të raportit. /Rel