Kim Jong-uni teston armën e re të vendit – I bën presion Trumpit

Kim Jong-uni teston armën e re të vendit – I bën presion Trumpit

Bota April 18, 2019 - 11:04
DETAJET

Korea e Veriut ka thënë se e ka testuar një “armë të re taktike” me një raketë shumë të fuqishme, testimi i parë që nga bisedimet mes Donald Trumpit dhe Kom Jong-unit që përfunduan pa marrëveshje.

Media shtetërore dha pak detaje, por analistët thanë që kjo ka pak gjasa që të kthehet në një raketë me rreze të gjerë, që do të përbënte kërcënim për ShBA-të.

Një test të ngjashëm në Nëntorin e kaluar ishte parë si presion ndaj Shteteve të Bashkuara, shkruan Periskopi.

Kishte pak progres në bisedimet për armët nukleare në testin e kaluar.

Sipas koreanëve, testi është mbikëqyrur nga vetë z.Kim. Kjo testim nuk ishte testim nuklear, dhe kjo madje nuk e shkelë premtimin e Kimit që të mos përddorte armët e tij nukleare më – duke i zhvilluar të tjerat.