Si duhet rrahur gratë, videoja që po shkakton zemërim në internet

Si duhet rrahur gratë, videoja që po shkakton zemërim në internet

Bota April 17, 2019 - 10:33
Lexoni detajet tjera!

Një sociolog i Katarit thuhet të ketë shkaktuar zemërim pasi ka postuar një “udhëzues online” përmes të cilit ka udhëzuar burrat myslimanë se si t’i rrahin gratë e tyre.

Sipas mediave të huaja, Abd Al-Aziz Al-Khazraj ngarkoi pamjet në kanalin e tij në YouTube, Al-Mojtama, i cili thuhet se tregon atë duke i mësuar burrat se si ‘të ndëshkojnë’ gratë e tyre sipas ligjit islam.

Ai shihet në pamjet që demonstrojnë teknika në një djalë të ri: “Disa njerëz e rrahin atë ose e godasin në fytyrë … Kjo nuk është e lejuar”.

Al-Ansari thotë në videon e shkurtër se ai beson se rrahjet duhet të jenë të lehta dhe pa dhimbje dhe kjo duhet ta bëjë gruan ‘të ndjejë forcën e burrit të saj’.

“Të dashur shikues – sidomos njerëzit që janë të martuar – do të donin të dinin se si ta rrahin gruan. A është e nevojshme të rrahësh gruan tënde? A duhet rrahur atë çdo ditë? Jo”.

“Së pari, duhet ta kuptojmë se burri është udhëheqësi i shtëpisë. Një lider ka autoritet, ashtu si një menaxher i kompanisë”.

“Së pari, ai duhet ta paralajmërojë atë – me fjalë të tjera, duhet ta këshillojë atë. Pastaj, ai duhet të përmbahet nga ndarja e një shtrati me të. Nëse e gjithë kjo nuk ndihmon, ne fillojmë rrahjen si një mjet i fundit”.

“Kjo është një rrahje pa dhimbje që nuk lë plagë ose shkakton gjakderdhje. Rrahja që sapo i bëra djaloshit është rrahja e vërtetë e butë”. /Telegrafi