Ushtria maqedonase do ta ndëshkojë ushtaren që shkroi se terroristi i Zelandës së Re e meriton çmimin Nobel

Ushtria maqedonase do ta ndëshkojë ushtaren që shkroi se terroristi i Zelandës së Re e meriton çmimin Nobel

Bota mars 26, 2019 - 18:16
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM) paralajmëron sanksione për ushtaren profesioniste Tatjana Llazarovska për përhapje të gjuhës së urrejtjes përmes rrjeteve sociale.

Llazarovska hasi në kritika të ashpra të opinionit dhe mediave kur në profilin e saj në Facebook postoi një shkrim duke thënë se terroristi i cili në Zelandë të Re vrau 50 myslimanë në dy xhami, meriton çmimin Nobel.

Për komentet e saj të tmerrshme në Facebook kanë shkruar edhe mediat rajonale.

Nga ARM konfirmojnë se Llarazarovska është e punësuar si ushtare profesioniste, ndërsa e dënojnë komentin e saj dhe thonë se do të ngritet procedurë diciplinore.

“Në lidhje me pyetjen tuaj se a ekziston në Armatë personi me emrin dhe mbiemrin e shënuar e cila në media të caktuara lidhet me statusin e publikuar në profilin personal në rrjetin social “Facebook”, Ju informojmë se pas konstorlleve të kryera është konstatuar se në përbërjen e njësiteve në shtatmadhori ekziston ushtar profesionist me të dhënat e paraqitura. Pas zbardhjes së rastit nga ana jonë, në përputhje me rregullativat ligjore është nisur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave të duhura diciplinore. Shtatmadhoria fuqishëme dënon çdo formë të shprehjes të çfarëdo forme të jotolerancës, sjelljes diskriminuese ose mbështetjen e të njejtave nga kushdo”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së ARM-së.