19 te vdekur pas përmbytjeve në Iran

19 te vdekur pas përmbytjeve në Iran

Bota March 26, 2019 - 17:25
Lajmet e fundit nga bota!

19 persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të papritura që kanë përfshirë disa pjesë jugore dhe perëndimore në Iran.

Siç ka raportuar agjencia e lajmeve Fars, mbi 100 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Qeveria atje ka bërë thirrje që të ndërpriten që gjitha udhëtimet dhe ka paralajmëruar se mund të ketë edhe më shumë reshje në vijim.

Ministri i Brendshëm ka këshilluar iranianët që të mos shkojnë nëpër zonat e përmbytura, përfshirë bjeshkët dhe zonat afër lumenjve, transmeton Klan Kosova.

Kjo fatkeqësi ka përfshirë Iranin me rastin e Festës së Vitit të Ri iranian, Nevruz, ku shumë banorë udhëtojnë drejt vendit me rastin e kësaj feste.