Momenti i tmerrshëm, i therin të dashurin para syve

Momenti i tmerrshëm, i therin të dashurin para syve

Bota mars 25, 2019 - 22:35
Lexoni detajet

Një adoleshente e shkatërruar ka zbuluar momentin sesi partneri i saj iu ther para syve në vetëm 22 sekonda.

Azaan Kaleem u godit 20 herë me thikë në zemër dhe u rrëzuar në krahët e Shannon Martin.

Dy 18 vjeçarët ishin pranë shtëpisë së Kaleem kur u sulmuan nga një bandë.

Ata e goditën të riun me thikë dhe ai vdiq më vonë në spital.

Shannon tha për mediat se ka pasur makth dhe sulme paniku pas ngjarjes së tmerrshme.

Image

Image

 

“I kam të gjitha imazhet në kokë. Janë të gjalla e të tmerrshme, njësoj sikur ndodhën atë ditë,”-tha ajo për Mirror.

“Kam ankthe dhe nuk mund të fle, kam sulme paniku, nuk mund të eci më vetëm në rrugë. Nuk ka një ditë që nuk kam qarë, që nga vdekja e Azaan.”

18-vjeçarja dha dëshmi në gjyq për vrasjen e të dashurit të saj.