Schroder: Me vendimin për të bombarduar Jugosllavinë, theva tabunë 54 vjeçare se ushtria gjermane nuk do të luftonte më

Schroder: Me vendimin për të bombarduar Jugosllavinë, theva tabunë 54 vjeçare se ushtria gjermane nuk do të luftonte më

Bota mars 22, 2019 - 18:24
Lexoni detajet

Një grup gazetarësh e shkencëtaresh gjerman të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite për Gjermaninë në rrafshe të ndryshme si në politikë, ekonomi dhe në aspirate ushtarake, kanë kujtuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë.

Sipas tyre ato bombardime ishin lufta e parë me e madh që nga vitit 1990, e që kihsin filluar pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas ligjit ndërkombëtar.  Fakti që këto bombardime nuk kanë krijuar pasojë të mëvonshme, kanë shtruar rrugën për shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë këtu luftën kundër regjimit të Sadam Huseinit në Irak gjatë vitit 2003.

Në një analizë të botuar enkas për 20 vjetorin e bombardimeve ndaj Jugosllavisë, të botuar në faqen e tyre ‘German Foreign Policy’, thuhet së një veprim i tillë për të sulmuar Jugosllavinë, ka krijuar një zakon të misioneve të luftës së Gjermanisë “relativisht të pranuara ”, për pjesëmarrjen e Gjermanisë në operacione të shumta ushtarake ndërkombëtare

Ata shkruajnë së kjo luftë ka ndihmuar politikën e jashtme të Berlinit zyrtar që të formoj konceptet qendrore.

”..lufta kundër Jugosllavisë ndihmoi në formimin e koncepteve qendrore të politikës së jashtme të BE-së në Berlin”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim, transmeton Gazeta Express.

“Sulmi ndaj Jugosllavisë me 24 mars të vitit 1999, nga Qeveria Federale që atë kohë drejtohej nga kancelari Gerhard Shroder dhe ministri i Jashtëm, Josef Fischer, u zhvilluar pa miratimin e nevojshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke bërë kështu që një veprim i tillë të hap rrugën për disa pjesëmarrje në luftëra tjera të mëvonshme, në të cilat ndërhynë fuqitë e mëdha perëndimore pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara.

Kjo vlen për pushtimin e Irakut me 20 mars 2003. Gjithashtu në shkelje të ligjit ndërkombëtarë, disa vende anëtare të NATO-s, bombarduan qeverinë libiane në vitin 2011. Më pas bombardimet në Siri 2017-2018”, thuhet në këtë analizë.

Sipas tyre bombardimi i Jugosllavisë, edhe pse në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe pa lejen e Këshillit të Sigurimit, ka bërë që ndërhyrje të tilla të mos jenë më tabu në Perëndim, madje as në Gjermani.

Vendimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në bombardimin e Jugsollavisë, ka thyer edhe tabunë tradicionale që misionet ushtarake të Gjermanisë nuk do të marrin pjesë në luftëra të ndryshme, e cila datonte që nga viti 1945.

Këtë atë kohë e kishte thënë kancelari Gerhard Schroder.

”Duke marrë pjesë në bombardimet e NATO-s kam arritur me sukses që të thyej tabunë tonë tradicionale ushtarake”, kishte deklaruar ish-kancelari Gerhard Shorder.