Kryeministrja e Zelandës e falë xhumanë bashkë me besimtarët një javë pas sulmit ku u vranë 50 persona

Kryeministrja e Zelandës e falë xhumanë bashkë me besimtarët një javë pas sulmit ku u vranë 50 persona

Bota March 22, 2019 - 10:44
Lajmet e fundit nga vendi!

Në Zelandë të Re, sot me heshtje dy minutëshe, ka nisur falja e xhumasë  një javë pas sulmeve në dy  xhamitë në Christchurch.

Kryeministrja Jacinda Ardern u bashkua me mijëra qytetarë pranë xhamisë së Al-Noorit, një nga dy xhamitë që ishin pre e sulmit terrorist të premten e kaluar.

Imami Gamal Fouda, i cili drejton lutjet deklaroi se janë të goditur por nuk janë thyer.

Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet terroriste të bëra nga Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, i cili tashmë është akuzuar për vrasje dhe pritet të përballet me akuza të mëtejshme.

Image