Të huajt paguajnë më shumë për qera se zviceranët

Të huajt paguajnë më shumë për qera se zviceranët

Bota March 22, 2019 - 09:44
Lexoni detajet!

Një sondazh ka zbuluar se të huajt dhe ata me sfond migrimi paguajnë më shumë për qiratë në Zvicër.

Burimi është marrë nga Zyra Federale e Statistikave. Sipas këtij sondazhi të huajt apo njerëzit me bazë migranti paguajnë më shumë sesa vendorët.

Janë disa faktorë që ndikojnë në lidhje me këtë, derisa kjo dallon nga qyteti në qytet. Qytetet e mëdha gjithashtu kanë edhe numrin më të madh të huajve.

Gjithashtu përqindja e pronarëve të shtëpive me familje zvicerane është dukshëm më e lartë se ajo e pronarëve të huaj. Edhe në lidhje me këtë janë disa arsye.

Gjithashtu çmimet dallojnë edhe për ata që janë familjarë apo janë me një fëmijë të vetëm, ose vetëm çiftet. /Albinfo

Image