47 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar pas shpërthimit në një fabrikë

47 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar pas shpërthimit në një fabrikë

Bota March 22, 2019 - 09:36
Lexoni detajet!

47 persona deri tash kanë humbur jetën as shpërthimit në një fabrikë të kiminkaleve në lindje të Kinës.

Mbi 600 të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar, shkruan RTE.

Shpërthimi në parkun industrial në Yancheng është një prej aksidenteve më të këqija të këtij lloji që ka goditur Kinën në vitet e fundit.

Në mesin e të lënduarve, 90 raportohet se janë në gjendje serioze. Zyrtarët e qytetit kanë thënë se paraprakisht 12 njerëz kishin vdekur dhe 30 të tjerë kishin mbetur të lënduar pas një shpërthimi në krahinën e Jiangsu.

Eksplodimi ka qenë shumë i fort sa që dridhjet kanë qenë sikur prej tërmeti, ku dhe kanë rrënuar disa ndërtesa të fabrikave për rreth, dhe kanë thyer xhama të ndërtesave disa kilometra larg.

“E dinim se do të shp0ërthente një ditë”, ka thënë një banor rezident, duke theksuar se kanë pasur shqetësime rreth sigurisë së popullsisë në atë pjesë