Shkatërrohet kalifati i ISIS-it

Shkatërrohet kalifati i ISIS-it

Bota March 19, 2019 - 20:24
Lajmet e fundit nga bota!

Forcat e mbështetura nga ShBA-të po festojnë 'fitoren' pasi kapën një kamp kryesor të ISIS dhe reduktuan 'kalifatin' e grupit terrorist në disa qindra metra katrorë në Siri.

Zyrtarët nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) janë parë duke kënduar dhe duke vallëzuar, ndërsa u kthyen nga linja e parë në Baghouz, përkatësisht në lindje të vendit. 

Ekstremistët u tërhoqën në një pjesë të vogël toke, ku thuhet se kishin përdorur fëmijët e tyre si mburoja njerëzore.

Fotografitë tregojnë mbetjet e djegura të makinave përgjatë brigjeve të lumit Eufrat, ku fanatikë të ISIS-it kanë qenë duke gërmuar gjatë muajve të fundit. Qindra militantë u dorëzuan brenda natës, tha një zëdhënës i SDF, duke sinjalizuar rënien e grupit terrorist pas disa muajsh rezistence të ashpër.

Ndërkohë, zëdhënësi Mustafa Bali tha se SDF kishte kapur një grup terroristësh të dyshuar se po qëndronin pas një sulmi vetëvrasës në Sirinë Veriore, që la katër amerikanë të vdekur më parë këtë vit. Bali tha se të dyshuarit janë kapur pas mbikëqyrjes teknike. Ai nuk ka elaboruar numrin e të dyshuarve.

Amerikanët u vranë në një bombardim vetëvrasës në janar në qytetin Manbij që u pretendua të ishte kryer nga ISIS. /LajmiImage