Qëllohet me vezë senatori australian pas komenteve të papërshtatshme pas masakrës në xhami

Qëllohet me vezë senatori australian pas komenteve të papërshtatshme pas masakrës në xhami

Bota March 16, 2019 - 23:12
Lexoni detajet

Senatori australian Freser Anning, është qëlluar me një vezë gjatë një konference për shtyp ku deklaronte se një nga arsyet e masakrës në Zelandën e re, ishte pikërisht prania e myslimanëve të shumtë në vend.

Reagimi i dhunshëm i senatorit u bllokua menjëherë nga të pranishmit dhe një i ri regjistroi çdo gjë me telefonin e tij, duke ia dorëzuar më pas policisë.

Në momentin që u ndërpre, Anning po komentonte masakrën ku 49 persona mbetën të vrarë, duke theksuar se arsyet janë të lidhura me politikat e emigrimit që lejojnë fanatikët myslimanë të hyjnë në Zelandën e Re.

Më pas, ai shtoi se nëse sot myslimanët janë viktimat, zakonisht ata janë autorët.

Sipas tij, feja islame është thjesht një ideologji e dhunshme e një despoti të shekullit të gjashtë, i maskuar si një lider fetar.

Deklaratat e tij u kritikuan nëpërmjet Twitterit dhe nga kryeministri australian Scott Morrison që i cilësoi se fraza të neveritshme dhe se këto qëndrime nuk kanë vend në Australi.